Një vajzë nga Kumanova, ende pa mbushur të 17-tat, me insistimin e të fejuarit të saj, kishte vendosur të le shkollën, familjen, shoqërinë, për të ndjekur te fejuarin për tu bërë pjesë e Shetit Islamik.
Adoleshentja, pa pasur idenë më të vogël se çka e pret, është nisur për në Turqi, e pastaj nën shoqërimin e një grupi të personave ka vazhduar për në Siri, ku është bashkuar me grupin terorrist.
Ajo gjatë gjithë kohës kishte mbajtur kontakte me familjen e saj, ndërsa ata i kishte njoftuar se qysh nga dita e parë ishte penduar dhe kishte kërkuar që të kthehet, por që një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
17 vjet dhe në vend të huaj, në anën e gabuar të luftës, ajo mbetet e vetme, kur pas një kohe i vrahet edhe i fejuari, me të cilin edhe kishin shkuar së bashku.
Për shkak të traditave të grupit militant, udhëheqësit kanë kërkuar që vajzës ti gjendet një burrë tjetër dhe me forcë është martuar me një tjetër.
Ajo në një periudhë ndodhej në kufi me Turqinë, ndërsa familja e saj kanë insistuar që të shkojnë e ta marrin në kufi, por ajo duke qarë ua ka kthyer, “Unë e gjallë nuk mund të dalë nga këtu”, transmeton InfoShqip.
Javën e kaluar familjes së saj i erdhi lajmi se vajza e tyre 20 vjeçare është vrarë nga një aksion që kanë ndërrmarrë SHBA-të dhe Russia kundër Shtetit Islamik. Nga e premtja familja ka hapur të pame, edhe pse nuk kanë marrë asnjë dëshmi për vdekjen e vajzës së tyre.
Deri tani, në Siri dhe Irak janë vrarë së paku 15 persona nga Maqedonia, ndërkohë që gjatë ditëve të fundit mediat kosovare kishin lajmëruar se në Siri janë vrarë dhe dy kosovarë, pjesëtarë të SI, me çka numri i kosovarëve të vrarë u rit në 76./InfoShqip.com