Flamuri shqiptar në Prishtinë u ul me direktiva nga Beogradi

Fakti, që këshilltar politik i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Veriore (Kosovës), Ramush Haradinaj është antishqiptari Halil Matoshi tregon qartë për gjendjen e mjerueshme politike në këtë pjesë të trojeve tona.

Ulja e flamurit kombëtar shqiptar dhe zëvendësimi i tij me atë të imponuar shtetëror në hyrje të Prishtinës do të mbahet mend si “vepra” më e ultë e qarqeve antishqiptare me direktiva nga Beogradi shovinist.

Tendenca e krijimit të kombit “kosovar” është tendencë për tjetërsimin e shqiptarëve dhe mbi këtë bazë është devijim i aspiratës shekullore për bashkim kombëtar të shqiptarëve, aspiratë kjo e sanksionuar edhe në betimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përpjekjet e vazhdueshme të qarqeve të ndryshme të mirë financuara, për krijimin e një identiteti të ri “kosovar” janë vazhdimësi e projekteve pansllaviste për asimilimin e shqiptarëve. Këto projekte shoviniste, populli shqiptar i Kosovës vazhdimisht i ka kundërshtuar, luftuar dhe i ka hedhur në koshin e plehrave, prandaj edhe ju do të dështoni, ashtu siç kanë dështuar të gjitha projektet shoviniste të armiqve të jashtëm.

Shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si fazë e përkohshme është në synim të qëllimit përfundimtar për Shqipëri të Bashkuar. Kosova është dhe përjetësisht do të jetë Shqipëri. Kushdo që ka guximin të deklaroi ndryshe, drejtëpërdrejtë i shërben qarqeve shoviniste serbe dhe parullës së tyre tashmë të gërrditshme se kinse “Kosova është Serbi”. Deshqiptarizimi dhe mohimi i identitetit shqiptar të Kosovës më së miri i shërben politikës shekullore serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu