Tmerrohen pasagjerët, avioni humb pjesë gjatë fluturimit

Një avion i kompanisë “United Airlines”, që po fluturonte nga San Francisco drejt Havait, u detyrua të bënte një ulje emergjence, pasi motori i tij nisi të shpërbëhej në fluturim.

Pasagjerët e avionit publikuan në rrjetet sociale video dhe foto të motorit të dëmtuar, në atë që e cilësuan si fluturimin më të frikshëm të jetës së tyre.

Drama në bordin e “Boing 777” nisi pasi u dëgjua një goditje e fortë, rreth gjysmë ore para se të ulej në Aeroportin e Honolulusë.

Pilotët dërguan me shpejtësi thirrje për ndihmë dhe kryen ulje emergjence, fatmirësisht pa asnjë pasojë për pasagjerët dhe stafin.

Nuk është e qartë pse motori humbi mbulesën dhe disa pjesë të tij gjatë fluturimit, por autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e incidentit, që fatmirësisht përfundoi pas asnjë problem.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu