Shumë të lënduar nga tërmeti në Shkup, banorët thonë se mund të ketë dhe viktima

Sipas disa burimeve, InfoShqip mëson se në Shkup ka shumë te lënduar si pasojë e tërmetit të fuqishëm prej 5.4 ballësh që u shkaktua para pak orëve.Autoambulanca gjendet kudo për të ndihmuar qytetarët që kanë kërkuar ndihmë nga urgjenca.Raportohet se ka shumë dëme materiale, shtëpi të plasaritura,makina të dëmtuara.

E gjithë kjo dramë ka bërë që qytetarët të braktisin shtëpitë nga frika e një tërmeti tjetër që mund të shkaktojë, madje disa janë larguar edhe nga qyteti i Shkupit, vendi ku kishte epiqendrën e tërmetit të shkaktuar.Ky tërmet e kishte epiqendrën tek liqeni famëkeq i Smillkocës, mëson InfoShqip.

Banorët tregojnë të tmerruar se mund të ketë edhe viktima nga ky tërmet, sepse shumë shtëpi të vjetra gati janë rrëzuar komplet./InfoShqip.com

030204


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu