Pas tre fitoreve të njëpasnjëshme, Chelsea është ndalur në xhiron e katërt të Premierligës. Ekipi i Antonio Contes, ka barazuar 2:2 me Swansean.
Chelsea nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë si mysafirë i Swanseas, duke barazuar 2:2.
Golat për Chelsean i shënoi sulmuesi Diego Costa (18’dhe 81’), derisa për Swansean realizuan Gylfi Sigurdsson (59’) dhe Leroy Fer (62’).
Ekipi i Contes sulmoi në vazhdimësi portën e kundërshtarit në minutat e fundit të ndeshjes, duke krijuar edhe raste, por që nuk arritën të qojnë topin në rrjetë.
Pas këtij barazimi, Chelsea gjendet në pozitën e dytë me 10 pikë, dy më pak se lideri Manchester City.