Siri, Forcat e Asadit mbrojnë kurdët nga Turqia

Forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad kanë hyrë në enklavën e kurdëve në kufi me Turqinë, duke rritur kështu rrezikun e një përplasjeje të mundshme me forcat turke.

Zhvillimi i fundit vjen vetëm një ditë pasi agjencia shtetërore siriane e lajmeve “SANA” njoftoi se “forcat popullore” do të dërgoheshin në Afrin për të kundërshtuar “sulmin e regjimit turk”.

Trupat turke dhe rebelët proturkë sirianë kanë luftuar ndaj milicive kurde në Afrin gjatë muajit të kaluar. Ndërsa po dje, në reagimin e menjëhershëm të saj, Ankaraja paralajmëroi forcat siriane kundër ndërhyrjes në mbështetje të kurdëve.

Televizioni shtetëror sirian tregoi forcat paraushtarake proqeveritare që përgatiteshin të hynin në Afrin të martën. Media e kontrolluar nga lëvizja libaneze Hezbollah, që mbështet qeverinë siriane, si dhe agjencia kurde e lajmeve “ANHA” thanë se milicitë e “forcave popullore” kanë hyrë tashmë në enklavën e kurdëve.

Ende nuk është e qartë sesa luftëtarë kanë shkuar atje, apo se në cilën vendndodhje ndodhen ata konkretisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu