Shqyrtohet kalimi i Dibrës në njësinë V

Komuna e Dibrës të kalojë nga njësia e gjashtë në njësinë e pestë zgjdhore. Kjo është një nga zgjidhjet e cila më së shumti shqyrtohet në koloaret partiake, si zgjidhje për problemin me njësinë e gjashtë ku numri i votuesve ka kaluar mbi pesë përqind më shumë se mesatarja e lejuar. Për zgjidhjen e këtij problem, Kuvendi duhet të miratojë ndryshime në kodin zgjedhorë, konkretisht ridefinim të kufijve të njësive zgjedhore. Nga VMRO-DPMNE thonë se këtë temë ua kanë lënë në dorë partive të tjera, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së që të dakordohen, ndërsa zotohen se do të japin pëlqim për çfarëdo zgjidhje që do të arrijnë marrëveshje tre partitë e tjera.

“U japim përparësi LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, të propozojnë dhe atë që ato mendojnë se është adekuate le ta dakordojnë, ne të njëjtën do ta mbështesim, që të mos ketë çfarëdo lloj arsyetimi se dikush tjetër cakton njësitë zgjedhore në kundërshtim me vullnetin e partive politike opozitare”, ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

Komisioni Shtetërorë zgjedhorë tanimë e ka informuar Kuvendin, Ministrinë e drejtësisë dhe partitë politike se njësia e gjashtë zgjedhore tejkalon limitin e lejuar prej plus pesë përqind më shumë votues së mesatarja. Nga KSHZ kanë paralajmëruar se Kuvendi nuk guxon të shpërbëhet para se të miratojë ridefinimin e njësive zgjedhore dhe të eliminojë këtë dallim. Kjo duhet të bëhet para 12 tetorit datë kjo e caktuar për shpërbërje të Kuvendit dhe shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. Njësia e gjashtë konkretisht ka 5.28% votues më shumë se mesatarja dhe rreth 30 mijë votues më shumë se njësia e tretë dhe e katërt zgjedhore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu