Komisioni Evropian do të rekomandojë fillim të bisedimeve me Maqedoninë dhe me Shqipërinë, duke përkrahur procesin e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, deklaroi eurokomisari për zgjerim Johanes Han. “Komisioni Evropian së shpejti, ndoshta deri në fund të verës do të rekomandojë që vendet anëtare të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Besojmë se dy vendet në periudhën e kaluar kanë arritur të bëjnë reforma të rëndësishme dhe për atë janë kualifikuar për këtë hap”, thotë Han në intervistën për gazetën gjermane “Vi Velt”.
Ai përmend deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel të thënë dje pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev se zgjidhja e këtij kontesti “asnjëherë nuk ka qenë kaq afër”.
Komisioni Evropian më 17 prill duhet të publikojë raportin e progresit për shtetet kandidate në BE.