Trump kërkon armatimin e mësuesve amerikan

Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë sugjeroi që armatosja e mësuesve mund të ndihmojnë në parandalimin e masakrave si të shtënat e javës së kaluar në shkollën në Florida, ku u vranë 17 nxënës.

Trampi e mbështet këtë ide gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me pjesëmarrës të cilët kishin përjetuar masakrën.

“Nëse do të kishim një mësues të aftë dhe të trajnuar për të përdorur armë, kjo do të mund të parandalonte shumë shpejt një sulm të tillë”, deklaroi presidenti amerikan duke pranuar se ideja e tillë do të shkaktonte polemika.

Ndërkohë, mijëra nxënës u mblodhën para kuvendit federal në Talahasi, kryeqyteti i Floridës, duke kërkuar ndryshim të ligjit për armë. Ata u kërcënuan se do të jenë kundër republikanëve të cilët refuzojnë që t’i shqyrtojnë masat e reja për kontroll të armëve.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu