Kryeministri i Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev, ka takuar sot kreun e ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, transmeton AA.
Siç njofton kabineti i kryeministrit në takim janë përshëndetur marrëdhëniet pozitive mes Maqedonisë dhe BE-së me theks të veçantë për avancimin e tyre në fushat që janë në interesin e dyanshëm.
“U theksua përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku bashkëbiseduesit kanë përshëndetur përpjekjen për vazhdimin e bashkëpunimit të përbashkët për realizimin e integrimeve evropiane të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Dimitriev theksohet më tej, ka falënderuar diplomatin evropian për bashkëpunim në realizimin e reformave të cilat janë të rëndësishme për avancimin e standardeve në të gjitha sferat shoqërore.
Kreu i Delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar nga ana e tij ka theksuar se “BE edhe më tej do të vazhdojë të japë mbështetje në drejtim të realizimit të reformave në Maqedoni”, thuhet në njoftim.