Aeroporti “Aleksandri i Madh” kalon në histori , largohen shkronjat e emrit të aeroportit (VIDEO)

Emri i vjetër i aeroportit “Aleksandri i Madh” ngelet në histori. Sot filloi procesi i demontimit të emrit të deritanishëm nga objekti i aeroportit, mbi të cilën këtyre ditëve do të vendoset emri i ri “Aeroporti ndërkombëtar Shkup”, shkruan tv21.tv “Fjala “I madh” dhe një pjesë e shkronjave të “Aleksandër” tani më nuk gjenden në aeroportin e Shkupit. Sot filloi aksioni për largimin e emrit të vjetër “Aeroporti Aleksandri i Madh” dhe vendosja e emrit të ri “Aeroporti ndërkombëtar Shkup””

Ndryshimin e emrit të aeroportit të Shkupit dhe autostradës e cila lidh Maqedoninë dhe Greqinë e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp më kolegun e tij grek, Aleksis Cipras në Davos. Disa javë më vonë qeveria në konferencë për shtyp e vërtetoi këtë vendim. “Autostrada e cila na lidh nga kufiri verior deri në kufirin jugor, e riemërojmë si autostrada e miqësisë.Sollëm edhe vendim për aeroportin ndërkombëtar, emri i aeroportit të Shkupit, do të jetë “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup””, u shpreh Zaev.

Deri sa jashtë po largohet emri i vjetër, brenda objektit të aeroportit ende qëndron statuja e Aleksandrit të Madh e cila u vendos me fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri të aeroportit. Qeveria nuk ka paralajmëruar se kjo statujë do të dislokohet nga objekti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu