Nëse mendoni se vampirët nuk ekzistonin e keni shumë gabim pasi një çift në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se të pinë gjakun e njeri- tjetrit, për ta është më mirë se sa të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Për herë të parë janë takuar në një festival për adhuruesit e vampirëve.
Ata thonë se janë dashuruar me shikim të parë sepse e kanë ndjerë që ishin bërë për njeri-tjetrin, madje kanë edhe një djalë trevjeçar.
“Nëse për çiftet e tjerë thuhet se ka qenë dashuri me shikim të parë, për ne ka qenë dashuri me kafshim të parë”,- ka thënë Lea, vajza vampire.
Ata presin mishin e njeri- tjetrit me thikë dhe më pas thithin gjakun, por thikat që përdorin janë të sterilizuara…/a.k/noa.al/