Ramadani: Shpeshtimi i vizitave sinjal se integrimet dhe emrin janë në fokus

Vizitat e njëpasnjëshme të zyrtarëve ndërkombëtar në vend por edhe shkuarja e e qeveritarëve te Maqedonise në qendrat vendim-marrëse, janë tregues se stabiliteti si dhe zgjidhja e kontestit me emrin janë në fokusin e Brukselit dhe Uashingtonit. Analisti Politik Ismet Ramadani, thote se tek nderkombetaret është krijuar bindja se në Maqedoni ka ardhur situatë e volitshme për të zgjidhur çështjen e emrit, vendi të merr ftesën për anëtarsim në NATO si dhe të fillojë bisedimet për integrim në BE. Sipas Ramadanit , ne kete prizem duhet pare edhe vizita në Shkup e kryetarit të KE-së Zhan Klod Junker.

“Maqedonia në fakt është pjesë e një orientimi të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe tani me strategjinë që u shpall e cila duhet të vehet në praktikë ne duhet të krijojmë një bindje pak më ndryshe se, BE është nisur për Ballkan. Zakonisht ne kemi thënë në fjalorin tonë se duhet të kapim trenin e fundit, tani strategjia na jep për të kuptuar se BE duke e pare një ndikim tjetër i cili filloi të zë vend në B. Perëndimor siç është ai rus atëherë ata u vunë në lëvizje dhe tani duhet ta besojmë se e gjithë ajo makineri diploamtike e BE-së e ndihmuar nga SHBA tani po synon seriozisht B. Perëndimor dhe kjo doi të thotë se Ballkani duhet të jetë pjesë integrale e BE-së” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Fati që Maqedonia i miqësoi marrëdhëniet me Bullgarinë në kohën kur ajo udhëheq me BE-në, si dhe politika progresive e qeverisë janë edhe një kthesë positive nga e cila ndërkombëtarët kanë marrë mesazhe se vendi ka vendosur tju jep fund problemeve dhe të hap rrugën për eurointegrime, thotë Ramadani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu