Përplasje e ashpër për murin në mes të SHBA-së dhe Meksikës

Presidenti amerikan, Donald Trump, është përplasur ashpër me homologun e tij meksikan gjatë një bisede telefonike lidhur me ndërtimin e murit në kufirin mes dy shteteve. Kjo ka bërë që Pena Nieto të anulojë vizitën në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka hequr dorë nga planet për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo raportohet nga gazeta amerikane “Washington Post”, që nënvizon se udhëtimi në SHBA do të zhvillohej në javët e ardhshme.

Vendimi u mor pas një bisede telefonike të tensionuar 50-minutëshe me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili përfundoi me një ngërç për ndërtimin e murit në kufi.

Gjatë telefonatës, e cila ndodhi më 20 Shkurt, Trump ka konfirmuar se nuk ishte i gatshëm të konfirmonte publikisht se Meksika nuk do të paguante koston e ndërtimit të murit.

Sipas raportimeve nga burimet meksikane, presidenti amerikan ka humbur kontrollin gjatë bisedës.

Ndërsa burime pranë Shtëpisë së Bardhë përpiqen të ulin tonet e ashpra, duke e përshkruar një president të frustruar dhe të irrituar përpara asaj që ai e konsideron një kërkesë të paarsyeshme nga Pena Nieto.

Në Janar, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara “kanë nevojë për murin në vijën kufitare jugore për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, kjo do të ndihmonte në ndalimin e fluksit masiv të drogës nga Meksika për në SHBA.

Për shumë muaj, Trump vazhdon tu “përgjigjet” thashethemeve të shtypit se është bindur nga shefi i shtabit, John Kelly, se muri nuk është më i nevojshëm.

Lideri amerikan nënvizon se pa ndërtimin e murit nuk do të ketë asnjë marrëveshje të re për emigracionin.

Madje ai kërkon edhe mbylljen e lotarisë amerikane dhe zëvendësimin e saj me një program të bazuar në meritë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu