Vuçiq flet për takimet e fshehta me Thaçin për ndarjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas takimit me Kancelaren Angela Merkel dje në Berlin, u është përgjigjur mediave serbe edhe rreth çështjes së bisedimeve për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë nuk mund të japë informacione lidhur me atë se a po komunikon nëpërmjet kanaleve jozyrtare me Thaçin për ndarjen e Kosovës.
Vuçiq ka thënë se nuk ka asgjë sekrete, por ka theksuar se nuk mund të flas rreth negociatave sekrete.

“Asnjëherë unë dhe Thaci s’kemi pasur takim që nuk ka qenë nën ombrellën e BE’së. Kjo ndonjëherë ndodhë në Bruksel, ndonjëherë në ndonjë vend tjetër në botë, por nën flamurin e BE’së dhe me ndërmjetës europian” ka thënë Vuçiq.

I pyetur nëse ka ndonjë kanal sekret të negociatave në nivel të organizatave joqeveritare për ndarjen e Kosovës, ai ka thënë se nuk mund të flas për këto cështje dhe se nuk mundet t’i konfirmojë ato.

Ndryshe Kryeministri Haradinaj ka hedhur poshtë këtë opsion duke thënë se është i sigurt se paqen me Serbinë nuk do ta vë duke bërë pjesë të diskutimeve territoret.

“Paqja është për shkak të njerëzve jo për shkak të tokës ose territorit”, thotë Kryeministri Haradinaj për BBC, transmeton Gazeta Express.

Kur kryeministri pyetet nga gazetari i BBC’së nëse është i gatshëm për të dhënë territor Serbisë në këmbim të paqes, kryeministri thotë, ‘për shkak të territoreve kishte tragjedi, kishte luftëra në Ballkan. Unë nuk jam në favor të një lufte tjetër në rajonin tim’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu