Në kuadër të press konferencave të organizuara në lidhje me fushatën “Е vërteta për BDI-në“, zëdhënësi i NP Komunalec, Mirtezan Selimi, shpalosi sot të dhëna në lidhje me keqpërdorimet e kryera gjatë mandatit të udhëhequr nga kuadro të kësaj strukture, e që kanë të bëjnë me këtë ndërmarrje.
Jua sjellim në mënyrë integrale:
“Të nderuar qytetarë, përskaj shumë keqpërdorimeve që janë bërë në ndërmarrje, ne sot do t’ju njoftojmë për një keqpërdorim që është bërë ndaj një donacioni të huaj, konkretisht bëhet fjalë për donacion Finlandez të cilët në bashkëpunim me komunën e Gostivarit në burimin e lumit Vardar në fshatin Vërtok, ndërtuan një shtëpizë ku sipas donatorit dhe komunës, por edhe sipas projektit ishte paraparë që të ndërtohet një Info-qendër në burimin e lumit Vardar e që do të shërbente për informim të turistëve për llojllojshmërinë biologjike të komunës së Gostivarit, ndërsa me qëllim të tërheqjes së turistëve dhe zhvillim të turizmit rural.
Pas marrjes së pushtetit lokal nga ana e funksionarëve të BDI-së, këtë objekt e rrënuan duke mos pasur parasysh qëllimin për të cilin është ndërtuar, në këtë rast për zhvillim të turizmit rural, por gjithashtu duke mos pasur respektin e duhur edhe ndaj donacioneve të huaja të cilat mezi që arrijnë në komunën e Gostivarit.
Vlera e këtij donacioni sipas projektit ka kapur shumën prej 25 mijë dollarëve amerikanë, ndërsa është rrënuar pa mos i kushtuar rëndësinë e duhur qëllimit të ndërtimit, pra zhvillim të turizmit rural në Komunën e Gostivarit. Qëllimi i projektuesit ka qenë që me këtë objekt të menaxhojë ndërmarrja publike Komunalec e cila do të punësonte edhe një ciceron që do t’i njoftonte turistët edhe me burimin e lumit Vardar, por edhe për llojllojshmërinë biologjike të këtij regjioni ku edhe përfitimet nga vizitat e turistëve do të shkonin në konto të ndërmarrjes. Ky është një shembull klasik i keqmenaxhimit me institucionet komunale.”