Shërbimi Sekret amerikan tha të shtunën se iu përgjigj të shtënave në mes të ditës jashtë Shtëpisë së Bardhë.
“Personeli i Shërbimit Sekret po i përgjigjet njoftimeve të një personi i cili dyshohet se ka qëlluar veten dhe është plagosur përgjatë vijës së gardhit në krahun verior të Shtëpisë së Bardhë,” tha agjencia, e cila është e ngarkuar me mbrojtjen e qeverisë dhe udhëheqësve të tjerë të vendit.
Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump ishin në vendpushimin e tyre Mar-a-Lago në West Palm Beach, të Floridas në kohën e të shtënave të raportuara dhe priten të kthehen në Uashington më vonë gjatë ditës.
Agjencitë e shumta të lajmeve thanë se Shtëpia e Bardhë ishte e rrethuar dhe e bllokuar si rezultat i të shtënave të njoftuara.
Vendi është i përfshirë në një debat intensiv mbi ligjet federale dhe shtetërore të kontrollit të armëve pas masakrës së 14 shkurtit, që solli vrasjen e 17 personave në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas./Zëri i Amerikës