Blerja e re e Chelseat hyri në lojë në minutën e 82-të, nuk e preku asnjëherë topin kundër Man City

Emerson Palmieri nuk ka bërë një debutim për t’u mbajtur mend me Chelsean në Premierligë.
Mbrojtësi i majtë u transferuam në Angli në janar, ai u ble për 20 milionë euro nga Roma, plus 9 si bonus, dhe zuri vendin e Pedros në minutën e 82-të të ndeshjes kundër Manchester City.

Braziliani ka luajtur 13 minuta në total, duke parë se ndeshja e zhvilluar në “Etihad” ka pasur 5 minuta shtesë, por nuk ka arritur ta prekë topin as edhe një herë të vetme.

Një duel i humbur dhe një faull i shkaktuar, për një debutim që nuk ka qenë ajo që ai dhe Antonio Conte shpresonin.

“Blutë” janë mundur 1-0 pas një goli të realizuar nga Bernardo Silva në fillimin e pjesës së dytë.

City ka përforcuar vendin e parë me këtë fitore, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e pestë, 5 pikë larg zonës Champions, që tani e rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në këtë garë për sezonin 2018/19


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu