Rasti Almiri, dëshmon vëllai i Boban Iliç, Bojan Iliç

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Almiri”, dha dëshminë e tij Bojan Iliq, vëllai i të dyshuarit për vdekjen e 4 vjeçarit. Në pyetjet e palës mbrojtëse, ai tha se i kanë sulmuar disa persona para se të shtypnin për muri familjen Aliu, pastaj Sedati i ka hapur derën e makinës.

Siç thotë, Bojan ka dalur nga vetura dhe i ka marr njërit shufren metalike për t’i goditura ata duke mbrojtur veten dhe vëllanë Bobanin që ishte brenda në veturën e tipit Mercedes.

Avokati Asmir Alispahiq, pyet Bojanin se vetura me të cilën është kryer vepra penale, a është ende e dëmtuar që nga dita e krimit? Ai thotë se është e rregulluar e gjithë makina dhe kemi dokument që pas një viti kemi marr leje nga prokuroria. Bojan thotë se ka nxjerr veturën në shitje, por tani e ka terhequr nga shpallja on-line./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu