Sipas presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopullos, ndryshimi i kushtetutës dhe emrit i cili nuk do të reflekton irredentizëm, ndërsa do të sigurojë tre garanaci: “jo” për ndryshimin e kufijve , “jo” për bashkësitë etnike jashtë kufijve dhe “jo” për gjuhë që insiston në të drejta jashtë kufijve, janë tre parakushtet për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Athinës dhe Shkupit.
Qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Evropiane si dhe nuk është “Greqia përgjegjëse nëse vetë, me qëndrimin e tyre, e minojnë perspektivën e tyre për në NATO dhe BE” këtë gjithashtu e tha presidenti i Greqisë.
Ndërsa siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Pavlopullos theksoi se duhet ndryshim i Kushtetutës si parakusht themelor për zgjidhje, por edhe “për mbrojtjen e vetë kryeministrit të IRJM”.