Ministri Filipçe tërheq udhëzimet me prioritet

Udhëzimet prioritare krijonin kaos të madh dhe për këtë arsye tanimë është bërë ndryshim, i cili së shpejti do të implementohet, ndërsa i dedikohet asaj se më shumë nuk do të ketë udhëzim të përgjithshëm prioritar, por që do të ketë udhëzim prioritar me diagnoza të sakta sipas sferave, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas vizitës në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Filipçe tha se saktë do të dihet se për çfarë diagnoze bëhet fjalë në sferën përkatëse që me të vërtetë është urgjente, do të merret ky udhëzim dhe ai pacient do të mund të kontrollohet në afat prej 24 orëve atje ku është dërguar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu