Pas kundërshtimit të ashpër para një muaji, nga organizatat ndërkombëtare, pak pasi Turqia njoftoi se po mendonte të lejonte martesat e vajzave te mitura me burra të mëdhenj, një raport ka tronditur fort themelet e opinionit publik mbi këtë cështje.
Sipas një raporti të ri nga qendra e hulumtimeve” Pew”, të paktën 116 vende, duke përfshirë SHBA-të, lejojnë fëmijët nën moshën 18 vjeçare të martohen.
Hulumtimi përfshin informacione nga 198 vende dhe territore nga departamenti i shtetit të SHBA-ve dhe Kombeve të Bashkuara, shkruan “The Independent.
Në 153 kombe, mosha 18 vjeç shënon pjekurinë dhe është një kërkesë e nevojshme për martesën e njerëzve, sidoqoftë, shumë vende kanë pritje nga ky rregull.
Iraku, Xhamajka dhe Uruguai lejojnë që fëmijët të martohen me miratimin e prindërve. Dhe në 38 të tjera ka minimum të moshave të ndryshme për meshkujt dhe femrat që duan të martohen.