Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ka thënë se ekipe të komunës kanë dalë në terren për të bërë vlerësimet për dëmet që janë bërë nga tërmeti nëpër shkollat, çerdhet dhe objektet tjera të kësaj komune, fillimisht, e më pas vlerësimet bëhen për shtëpitë individuale. Ai ka thënë se është me rëndësi fakti që nga Observatori Sizmologjik është duke vepruar me shpejtësi në teren për të konstatuar dëmet në mënyrë që të dihen se çfarë hapa duhet të merren në drejtim të përmirësimit të dëmeve.
“Është shumë me rëndësi të mos përsëriten gabimet e bërë me vërshimet që askush nga qytetarët të mos e dine se kush do t’i kompensoj këto dëmtime. Është mirë që deri tani nuk ka dëmtime serioze por ato që janë dëmtuar presim që të mbulohen. Presim qëndrimin e Qeverisë nëse do të mbulohen shtetëror e më pas do të dalim me vlerësim edhe ne”, tha kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili shtoi se gjendjen me shkollat dhe çerdhet e kontrollojnë edhe sot.