Në Ditën e Gruas, gazeta spanjolle “AC” bëri një analizë të futbollit dhe përfshirjes së gjinisë së butë në Primera.
22.2% e tifozëve që paguajnë anëtarësimin në një klub (socio) janë femra, tregon analiza e gazetës AS.
Getafe ka përqindjen më të lartë të mbështetjes së grave këtë sezon me 33.8%.
Në vendin e dytë është Valencia me 29% femra dhe në vendin e tretë është Barcelona me saktësisht 26% femra mes tifozëve.
Kampioni Europian Reali i Madridit ka 20.2% të mbështetjes së grave dhe rritja më e madhe në simpatitë femërore është Atletico Madrid, i cili në vitin 2013 kishte vetëm 19% tifozë femra dhe tani ka 25%./InfoShqip.com