Real Madrid fitoi çerekfinale të Ligës së Kampionëve me një fitore në Paris. Mbretërit e Madridit pas triumfit prej 3: 1 “Berbabeu” festuan në “Parc des Princes”, këtë herë me rezultat 2:1.
Ajo që është interesante është se Zidane para ndeshjes me parisienët, pas një kohë në dispozicion kishte kapacitetin e plotë sulmues të bretërve “BBC”.
Megjithatë, ai vendosi që Gareth Bale të qëndrojë në stol, ndërsa një shans nga fillimi mori Marco Asensio dhe Lucas Vasquez, që në fund doli si një vendim i mirë, duke qenë se ata të dy kanë ndikuar në golin e parë të Realit në Paris, ekzekutuesi i së cilit ishte Cristiano Ronaldo.
Pas kësaj lëvizje së Zidanit, në një ndeshje kyçe si ajo në Ligën e Kampionëve, përshtypja është se treshja “BBC” tashmë është pjesë e së kaluarës.
Bale ishte plotësisht i gatshëm për ndeshjen, por qysh në ndeshjen me Getafe tri ditë më parë u bë e qartë se do të priste shansin e tij nga pankina.
Ai kundër Getafes luajti të gjitha 90 minuta, ndërsa Asensio dhe Vazquez filluan ndeshjen nga stoli.
Kjo duket të ketë ndryshuar qysh në përplasjen e parë me PSG në raundin e parë, kur Vazquez dhe Asensio filluan ndeshjen nga stoli, dhe me futjen e tyre në lojë, Zidan bëri vendim shumë të mirë meqë nga ai moment deri në fund të ndeshjesshënoi Real Madrid shënoi dy gola, ndërsa Asensio kishte dy asiste.
Duket e qartë se plani i Realit është që Balen ta mbajë në stol dhe të forcojë largimin e tij në verë. Ndërsa me ekipe të interesuara si Chelsea, Tottenham dhe Manchester United, shitja e tij nuk do të jetë aspak e vështirë./InfoShqip.com