Nëse hyn në zyren e tij gjëja e parë që do të bie në sy është fotoja e Qabes së shenjtë, së bashku me simbole të feve tjera, ndërsa në krahun tjetër janë flamujt e të gjitja komuniteteve që jetojnë në Kumanovë.
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili fitoi në zgjedhjet e fundit lokale si kandidat i LSDM-së në këtë qytet, gjithënji e më tepër dëshmohet si një përkrahës i madh i konceptit të një shoqërie multietnike dhe evropiane në këtë qytet.Vlenë të theksohet se ai mori edhe një përkrahje të konsiderueshme nga të gjithë qytetarët e Kumanovës, veçanërisht nga shqipëtarët, gjë që i solli fitore që në rreth të parë, me një dallim të madh nga kundërkandidati i tij.
Nga emërimi i tij në këtë funksion, pa hezituar filloi me realizimin e shumë premtimeve, para se gjithash në sferën e infrastrukturës së shumë qyteteve të Kumanovës, me çka arriti të zgjidh shumë probleme dhe kërkesa të banorëve të atyre zonave.
Për dallim nga shumë kryetar të tjerë, ai është shumë i afërt me qytetarët gjë që mund të vërehet edhe nga aktivitetet e tija të shumta nga rrjetet sociale, duke realizuar shumë projekte dhe takime me qytetarët.
Njëherit Dimitrievski e mban publik edhe numrin e tij personal të celularit, me qëllim që të jetë më i kapshëm dhe më afër qytetarëve për të gjitha hallet dhe dertet e tyre.
Koncepti i tij qytetar mund të vërehet edhe në kabinetin e tij, ku ruan dhe thekson të gjitha vlerat dhe simbolet nacionale dhe fetare të qytetarëve të Kumanovës./InfoShqip.com