Audi A6 krejtësisht i ri, është zbuluar zyrtarisht në panairin e veturave në Gjenevë, i cili rivalizon direkt BMW Serinë 5 e Mercedes E-Class, me një dizajn të inspiruar nga A8 e me shumë teknologji në të.
Audi A6 i ri i bashkohet A8 e A7 me dizajnë të ngjashëm i bërë nga Marc Lichte, shef i dizajnit të Audi’së.
Nga jashtë, Audi A6 komplet i ri duket se është i inspiruar në modelin e A8, por me qëndrim më të ulët e detaje të ndryshme të trupit, të gjitha këto në përpjekje për ta bërë atë të duket më “atletike”, transmeton koha.net.
Motorët të cilët ofrohen me A6 e ri janë: 2.0 litërsh me katër cilindra me naftë që prodhon 201 kuaj fuqi, ai 3.0 litërsh V6 me naftë që prodhon 228 kuaj fuqi dhe një version i ti me 286 kuaj fuqi, si dhe ai me benzinë 3.0 litërsh V6 me 335 kuaj fuqi.
Çmimi i A6 të ri ende nuk është zbuluar, ndërsa pritet të fillojnë shitjet e tij në korrik të këtij viti.