Kryeministri grek, Alexis Cipras ka patur një debat të ashpër me liderin e partisë “Demokracia e Re” të Kiriakos Micotakis, për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Micotakis e akuzoi Qeverinë për mungesë të një pozicioni të vetëm për çështjen e emrit, kurse Cipras replikoi duke i thënë se partia e Micotakis ka lëshuar pe nga linja kombëtare.Cipras sqaroi edhe njëherë se kërkohet emër i përbërë, që do të përdoret “egra omnes”, pra edhe për përdorim të jashtë, edhe të brendshëm, si edhe ndryshim të Kushtetutës.
Megjithatë, Micotakis vazhdoi me kritika duke e akuzuar kryeministrin për lënie anash bisedimeve të opozitës greke.