Shkolla teknike Lanciang në kinë shpreson të trajnojë kampionë të ardhshëm të sporteve elektronike, transmeton InfoShqip.
Kjo ide ka ardhur për shkak të interesit të rritur për këtë industri.
Studentët luajë një sërë lojërash konkuruese si : League of Legends, Overwatch, Counter Strike dhe Playerunknown’s battlegrounds.
Kursi zgjatë 3 vjet. Viti i parë përmban teori dhe lojëra, ndërsa pastaj studentët ndahen nëpër grupe ku fokusohen në disa role në këtë industri si organizimi i ngjarjeve, promovimi, mësimdhënia apo edhe marrja pjesë në gara profesionale.
Kjo mund të ju duket e çuditshme, por Kina është udhëheqëse në tregun e sporteve elektronike. Në vjeshtën e kaluar, më shumë se 40 mijë fansa ishin pjesë e kampionatit botërorë për League of Legends.
Sportet Elektronike (Esports) do të jenë për herë të parë pjesë e lojërave aziatike në vitin 2022. Kurse të ngjashme ofrojnë edhe dy fakultete tjera në Finland dhe Moskë, ndërsa Britania një gjë të tillë po planifikon ta realizojë në shtator të këtij viti./InfoShqip.com
përkthyer nga Now-this
burimi:AFP