Francë, një vit burg për hajdutin shqiptar që i ngjante Ronaldos

Një hajdutë shqiptar është dënuar me një vit burg për vjedhje. Ai ra në dorën e policës franceze pasi i ngjante yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldos

Ngjashmëria në pamje me Cristiano Ronaldon nuk i ka sjellë ndonjë të mirë një të riu shqiptar në Francë. 21-vjeçari e ka pësuar me një vit burgim për vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur në Nancy, qytet në lindje të Francës, raporton e përditshmja lokale “L’Est Republicain”.

Sipas kësaj të fundit, në mbrëmjen e 8 shtatorit, dy persona tentuan të hynin në një banesë në Saint-Maks, në periferi të Nancy. Në përpjekje për të thyer një dritare, burrat u vërejtën nga i zoti i shtëpisë i cili iu vu pas.

Në dëshminë e dhënë në polici, burri deklaroi se njëri prej hajdutëve ishte sozi e yllit portugez të Realit Madridit, Cristiano Rnaldos.

Pak ditë më pas, pasi identikut i shqiptarit qarkulloi në zonë, 21-vjeçari u vu në pranga së bashku me keqbërësin tjetër dhe u dënua me burg për një vit. /albeu

sozi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu