Edhe pse duket se Ronaldo duket se nuk është në sezonin e tij më të mirë, numrat tregojnë se ai në fakt është më i mirë se Messi, njofton InfoShqip.
Cristiano Ronaldo kishte një nga gjysmësezonet më të këqija të karrierës së tij në La Liga, meqë pas 18 lojërave të para kishte shënuar vetëm 4 gola.
Mirëpo duket se viti 2018 do të jetë viti i suksesit për lojtarin më të mirë në botë, pasi që për dy muajt e parë ka arritur të kap hapin me Messin për golëshënuesin më të mirë, dhe tani me dy golat e shënuar sot kundër Eibar ka ngushtuar dallimin në vetëm 6 gola ( Messi 24 ), njofton InfoShqip.
Forma e Ronaldos ka reflektuar edhe në Ligën e Kampionëve, duke shënuar 3 nga 5 golat e ekipit të tij kundër kampionëve të Francës PSG.
Liga e Kampionëve duket të jetë kompeticioni i Ronaldos, meqë deri më tani ka shënuar në secilën ndeshje të madrilenëve në Ligën e Kampionëve si dhe në kupën botërore për klube.
Mirëpo nëse shikohen gola për ndeshje, Ronaldo në atë aspket është shumë më i mirë se superylli i Barcelonës.
Nga 42 ndeshje në Ligë, Kupë dhe Europë, Messi ka shënuar 31 gola ( 4 në Champions League, 24 La Liga, 3 Copa del Rey), ndërkohë që Ronaldo në 35 ndeshje ka arritur të shënojë 32 gola (12 Champions League, 18 La Liga, 2 Kupa botërore e Klubeve).
Vlenë të theksohet se Ronaldo nuk ka udhëtuar me klubin në plotë 6 ndeshje në La Liga, duke përfshirë 2 ndeshje në muajin e kaluar. Ndërkohë që Messi ka më shumë loja në La Liga, 5 loja ka edhe në Copa del Rey, ku Ronaldo nuk ka asnjë lojë të vetme, por nga ana tjetër Ronaldo ka dy loja dhe 2 gola në kupën e botës për klube
Pritet të shihet nëse Ronaldo do të arrijë që përveç golëshënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve, do të mund të arrijë Messin në garën për golëshënuesin më të mirë të LaLigës, kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje deri në fund (11 për Messin)./InfoShqip.com