Specialja nesër dorëzon raportin në Kuvend

Prokuroria Speciale nesër do të publikojë raportin e dytë gjashtëmujor për punën e saj. I njëjti do ti dorëzohet Këshillit të Prokurorëve publik dhe Parlamentit, të cilët me gjasë përsëri do të instistojnë që vetë Janeva të vijë dhe të arsyetojë atë që e ka shkruar.Me publikimin e këtij raporti do të shënohet edhe njëvjetori i themelimit të këtij institucioni dhe emërimi i Katica Janevës në krye të tij.

Në raportin e parë Janeva njoftoi se ka ngritur procedura hetimore për 80 personaedhe atë për keqpërdorime dhe shkelje të ndryshme të lidhura me zgjedhjet, keqpërdorimin e funksionit dhe të dhënave personale, krim financiar e të tjerë. Ka edhe të tillë që dyshohen për për përgjim të paligjshëm, spiunim, dhunë ndaj bartësve të funksioneve të larta shtetërore, shkelje të barazisë qytetare dhe bashkim kriminel në kuadër të aksioneve “Titaniku”, “Tortura”, “Fortesa”, “Transportuesi” dhe “TNT” dhe në rastet që së fundmi i morri Specialja nën kompetencë “Puçi” dhe “Spiuni.

Në listën e personave të dyshuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, kryetari i Liqenasit të Shqipërisë Edmond Temelko, kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe i Manastirit Vlladimir Taleski.

Raporti i parë gjashtëmujor i publikuar më 15 mars shkaktoi grindje mes PSP-së dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, me ndërhyrje edhe të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Parlament. Si Kuvendi, ashtu edhe Këshilli i Prokurorëve disa herë anuluan seancat shqyrtuese të raportit me kërkesë që vetë Janeva të vijë dhe të arsyetojë atë që e ka shkruar në raport. Por prokurorja Speciale refuzoi në mënyrë kategorike që të japë llogari për raportin para cilit do institucion pasi që në ligj thuhet qartë se raporti i rregullt vetëm përpilohet dhe dorëzohet tek organet kompetente që duhet ta lexojnë. Prokurorët publik dhe deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së të sinkronizuar akuzonin Janevën për shkelje të Kushtetutës dhe mungesë respekti ndaj institucioneve kyçe në shtet.

Sipas ligjit për Prokurori Speciale, ky trup i veçantë për përndjekjen e krimit dhe korrupsionit që buron nga bisedat e përgjuara, duhet të japë raport çdo gjashtë muaj. Në raport mund të mos shënohen hetime të caktuara nëse Janeva vlerëson se kjo gjë mund ta pengojë procesin.

Prokuroria Publike u deklarua kompetente për 34 lëndë mes të cilave nuk u gjet rasti “Monstra”, “Sopoti”, “Kumanova” dhe disa të tjera që shumica e popullatës shqiptare dyshojnë se janë raste të montuara politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu