Kim Mehmei: LSDM-ja me mendësi ‘hamdibajrameske’ ndaj shqiptarëve

Shkrimtari Kim Mehmeti së fundmi i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, përmes një statusi në rrjetin e tij zyrtar të Facebook.

“Lexova diku se kryetari i LSDM-së opozitare maqedonase, qenka lëvduar se partia e tij, do merr më shumë vota shqiptare se sa vetë partitë e shqiptarëve të Maqedonisë! Besoj se optimizmin e vet ai nuk e mbështet vetëm në krenarinë që i përshkon shqiptarët që anëtarësohen në partinë e tij dhe që e përkrahin atë, por edhe në logjikën se, nëse shqiptarët e votojnë degën shqiptare të DPMNE’së – BD’në, atëherë pse ai të mos shpresojë se do mund t’i ketë shqiptarët e vet?! Më në fund, ka vite që BDI na solli në pozitën të mos i besojmë vetvetes dhe partive tona si dhe, ‘tradhtinë’ e ‘patriotizmin’ tonë, ta masim nëpërmjet përkrahjes që ia japim DMNE-së, apo LSDM-së! Me çka edhe e pranuam mendësinë politike ‘hamdibajrameske’: shko ku të duash, por mos iu shkëput partisë pushtetare maqedonase! Me çka pra u bëmë më të qytetëruar e më kozmopolit se maqedonasit, të cilët as me ‘tyt të pushkës’, nuk mund t’i çosh të anëtarësohen në ndonjë parti shqiptare, apo largqoftë, të votojnë për ato!”, – shkruan Kim Mehmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu