E pa parë më herët, – vjen vetura e parë që flet shqip (VIDEO)

Duket vështirë e paramenduar që veturat të kenë menunë në gjuhën më të bukur në botë, por kjo tashmë është realitet dhe më afër se kurrë e po ashtu mund të jetë në duart e të gjithëve.

Pikërisht është brendi i veturave Dacia, që me Dusterin e ri e kanë bërë prurjen e re ekskluzive për të gjithë shqiptarët.

Jemi mësuar qe veturat e reja të kene shume gjuhë si opsion në menynë e tyre përveç…pikërisht, gjuhës shqipe. Mirëpo, kjo mer fund – Pas një pune të madhe mes Auto Mita dhe Dacia, tani edhe shqiptarët kanë trajtimin e njejtë me të gjithë popujt tjerë të mëdhenj evropian. Dusteri i ri bëhet VETURA E PARË që flet shqip.

Kjo është vetëm nje ndër shume risitë që vijnë në Dusterin e ri te lansuar javën që lamë pas, ku ndër tjerash vlen të përmendet çelësi inteligjent dhe 4 kamerat. Por, mbetet ende veturë jashtzakonisht e arsyeshme nga ana ekonomike duke filluar me një çmim prej 12,990 apo 147 euro në muaj, duke përfshirë:

– 5 vite garacion me mundësi deri 7 vite garancion

– Kaskoja per vitin e parë gratis

– Mundësi financimi deri ne 100% me interes bankarr prej vetëm 5.04%

– Servisi i parë gratis.

Krahas arsyeshmërisë ekonomike, dizajnit mjaft evolucionar dhe risive moderne, futja e gjuhës shqipe në menunë e kësaj veture tregon edhe një herë se brendi i veturave Dacia është brendi i parë që është kujdesur për shqiptarët. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu