Bojan Iliq, vëllau i të akuzuarit Boban Iliq gjatë daljes nga seanca e sotme e rastit Almiri, ua ka treguar gishtin e mesëm familjarëve të Almir Aliut.
Ndaj këtij gjesti ka pasur reagime të ashpëra në rrjetin social facebook. Në mes tyre ka reaguar edhe njëra nga aktivistet dhe organizatoret e protestave për këtë rast Anita Latifi. Ajo në profilin e saj ka shkruar se ky gjest i Bojan Iliq tregon realitetin e ashpër të sistemit gjyqësor në vend./InfoShqip.com