Ligji i gjuhëve në Maqedoni që u votua dje tani është duke nxjerrë edhe urrejtjen, albanafobinë dhe ksenofobinë në vend. Instituti për Trashigimi Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve sot në mëngjes është mbuluar me mesazhe morbide për shqiptarët!
Një kryq i zi i cili është shoqëruar edhe me grafitin ”Smrt za shiptari” apo ”Vdekje për shqiptarët”.
Gjithashtu, votimi i ligjit pati edhe pasoja tjera, incident i nisur nga Nikolla Gruevski, ish-kryeministër në Kuvend dje dhe djegia e veturës së deputetes së LSDM-së, Sllavica Shumanska-Miteva si hakmarrje ndaj votës së saj ”PëR” këtë ligj, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Deputetët e shumicës parlamentare, LSDM dhe BDI, janë duke u siguruar nga policia e vendit.

Për grafitet tek Instituti për Trashigimi Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve, ka reaguar edhe ky emision, që ka thënë ”Ashtu si në vitin 1999 kur, pas bombardimeve të NATO-s disa huliganë e dogjën Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, mbrëmë përsëri – pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve – përsëri ky objekt, që tash është në shërbim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, është sulmuar nga huliganë të tillë dhe është vandalizuar.”
”Siç mund të shihet nga këto fotografi, mbrëmë gjatë natës në muret rrethuese të Institutit janë shkruar slogane fashiste kundrejt shqiptarëve, madje janë vizatuar edhe shenja që ky të shënjohet si objekt që duhet sulmuar.”
”Duke qenë institucioni i vetëm që i ka tubuar të gjitha etnitë dhe religjionet në aktivitetet e tij, duke shfaqur interes edhe për komunitetet më të vogla, siç janë hebrenjtë dhe mbrojtja e tyre, ITSHKSH-ja e gjykon këtë akt vandal dhe shpreh keqardhje që, edhe pas gjithë kësaj pune të Institutit në afrimin e komuniteteve në vend, përsëri sulmohet pikërisht kjo çerdhe e shoqërisë multientike në Maqedoni.”
”Me këtë rast ITSHKSH kërkon nga organet e rendit që vandalët të zbulohen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë, ndërsa u bën thirrje të gjitha komuniteteve në vend që ta ruajnë gjakftohtësinë, sepse vendi ynë po kalon në një kapërcyell të rëndësishëm të historisë së tij në rrugën euro-atlantike dhe për këtë të gjithë ne jemi përgjegjës për të ardhmen e tij” thuhet në deklaratën e ITSHKSH-së.