Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov do t’i shkelë dispozitat kushtetuese nëse nuk e nënshkruan dekretin për shpalljen e Ligjit për gjuhët, deklaroi sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, pas paralajmërimit të mbrëmshëm të shefit t shtetit se nuk do ta nënshkruajë dekretin për këtë ligj.
Xhaferi nuk deshi ta komentojë çfarë nëse Ivanov nuk e nënshkruan ligjin.
Sipas kryetarit të Kuvendit, dispozita nga neni 75 nga Kushtetuta është e qartë. Veto pezulluese nuk mund të vendoset tek ligjet që sillen me shumicë prej dy të tretave.
Sipas Xhaferit, që të sqarohet mënyra e sjelljes së Ligjit për gjuhët, është i nevojshëm debat më i gjerë dhe kjo nuk mund të përgjigjet vetëm në pyetje të gazetarëve.
Kuvendi dje në atmosferë të tensionuar me 64 vota “për”, pa kundër dhe të përmbajtur për herë të dytë e miratoi Ligjin për gjuhët, pa debat të amendamenteve. Për Ligjin votuan edhe deputetët nga komunitetit joshumicë me 24 vota./InfoShqip.com