Sot përmes një pres konference, Prokuroria Speciale Publike prezantoi raportin gjashtë mujor të punës së saj. Prokurorja Fatime Fetai, deklaroi në lidhje me rastin ‘Fortesa’ se i dyshuari i parë ka formuar një Komision të paligjshëm për prishjen e sistemeve të përgjimit.
Me këtë rast, sipas Fetai, janë shkatërruar edhe dokumente të klasifikuara.
“Sipas dëshmive, i dyshuari i parë në procesin Fortesa ka formuar një komision për prishjen e procesverbaleve dhe shkatërrimit të vet sistemeve. Personat zyrtar, anëtarët e Komisionit të paligjshëm kanë kryer selektim dhe shënim të dokumenteve. Në dokumente ka pasur edhe dokumente të klasifikuara. Dhe të akuzuarit në vend që t`i dorëzojnë ato të dhëna te personat e autorizuar, pa asnjë arsye i kanë djegur ato në një vend të caktuar. Ashtu si thamë ka pasur edhe informacione të klasifikuara. Janë shkatërruar edhe të dhëna që kanë të bëjnë edhe me sistemin e ndjekjes së komunikimeve.”, deklaroi prokurorja Fatime Fetai.