Një tren i shpejtë udhëtarësh është ndeshur sot në mëngjes me një tren për transportimin e mallrave në rajonin qendror të Pakistanit, Punjab, duke lënë të paktën gjashtë persona të vrarë dhe 150 të lënduar.
Katër vagon të këtij treni janë rrokullisur.
Në mesin e të lënduarve, 10 janë në gjendje të rëndë.
Ekipet emergjente janë vonuar për të shkuar në vend të ngjarjes për shkak të festes së Kurban Bajramit në Pakistan, një vend ky kryesisht i banuar nga myslimanët. Pakistani ka 190 milionë banorë.