Gostivar, në dy bastisje janë zbuluar 2,5 kilogramë marihuanë

Policia e Gostivarit në bastisjen e sërishme me urdhër të gjykatës në shtëpinë e V.M.(44) ka zbuluar dhe konfiskuar edhe një kilogram, pasi që të premten e kaluar te ai ishin zbuluar 1,5 kilogramë, informojnë nga SPB Tetovë.
“Dje pasdite, në shtëpinë e të dyshuarit V.M. është kryer edhe një bastisje, i dyti me radhë. Gjatë kësaj në hapësirën ndihmëse në nënkulmin e shtëpisë, krahas drunjve për djegie, është gjetur një thes i plastikës i zi me rreth një kilogram materie bimore të panjohur, sipas gjitha gjasave marihuanë. Materiali është konfiskuar për ekspertizë”, deklaroi Marjan Josifoski zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme në Tetovë.
Josifoski theksoi se më datën 9 të këtij muaji, gjithashtu, me urdhër nga gjykata është kryer bastisje në shtëpinë e V.M., gjatë së cilës janë gjetur në nënkulmin e shtëpisë dy qese plastike me 1519 gramë marihuanë.
I dyshuari, të shtunën u nxor para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Gostivar, dhe iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu