Real Madrid ka bërë gati planet për të marrë yllin brazilian të PSG-së, Neymar.
Los Blancos kanë aritur të gjejnë pikat e duhura ligjore që t’jua heqin arabëve të drejtat e brazilianit të talentuar.
Florentino Perez mendon se Neymar do të jetë njeriu i duhur për të mbështetur gjenitë e mesfushës së Cristiano Ronaldo.
Presidenti i Realit mendon se Neymar dhe Ronaldo do ta bëjnë skuadrën e tij që të jetë jo vetëm e pathyeshme por të sfidojë përfundimisht Barcelonën.
Ndërkohë, kapiteni Sergio Ramos e konsideron brazilianin një nga më të mirët në botë dhe sipas tij Real ka nevojë për një lojtar të kalibrit të tij.