Pas disa deklaratave të ambasadorit francez në Maqedoni, Kristijan Timonie, që shkonin në kundërshtim me sjelljen e ligjit për shqipen, dhe pas reagimit të zv.kryeministrit Bujar Osmani, i cili me video mesazh në gjuhën frenge iu drejtua Timonies, ky i fundit i ka replikuar Osmanit në shqip.
Ai ka siguruar zv.kryeministrin e Maqedonisë, se Franca do të jetë edhe në të ardhmen përkrah Maqedonisë në rrugën dtejt integrimeve, njëkohësisht duke iu falemnderuar Osmanit për mesazhin. Timonie ka shkruar në shqip:
“I nderuari zëvendëskryeministër, ju faleminderoj për përgjigjen e juaj të sinqertë dhe të argumentuar në gjuhën frënge, gjë që më ngazëlloi tejmase andaj ju ftoj të llogarisni në mbështetjen e Francës në rrugën e juaj drejt Brukselit. Ju uroj për një debat demokratik dhe të paqtë”- ka shkruar ambasadori francez Timonie.