Komisioni evropian ka qenë mjaft i zënë kohëve të fundit duke punuar në iniciativën e re digjitale.
Me grantin prej 120 milionë eurosh, BE planifikon të sjell rrjet WiFi pa pagesë në të gjitha shtetet e saj deri në 2020.
Poashtu, deri në 2025 planifikohet të që rrjeti 5G të hyjë në secilën ndërtesë banimi në mënyrë që shpejtësia e shkarkimit të jetë 100Mbps.
Sipas këtij synimi, secili fshat dhe qytet në BE duhet të pajiset me çasje pa pagesë në internetin pa tela deri më 2020. Arsyetimi mbështetës i këtij plani është se lidhja në internet duhet t’u sjell dobi të gjithëve.
Me të njejtin synim, Komisioni Evropian ëshë duke shpresuar të sjell rrjetin 5G në të gjithë BE-në deri më 2025. Sipas deklaratës mediale, ky hap do të krijojë dy milionë vende pune të reja në BE.