VMRO-së nuk po i pëlqen puna Prokurorisë Speciale. Ajo vlerëson se kjo prokurori po operon në mënyrë jo objektive dhe me standarde të dyfishta.
Kështu VMRO-DPMNE i është kundërpërgjigjur Prokurorisë Speciale, duke thënë se prokurorja Fatime Fetai ka sulmuar haptazi të gjithë qytetarët të cilët kanë marrë pjesë në protestën që shprehte pakënaqësinë për ndalesën e ndërtimit të një kishe në qendër të Shkupit.
“Prokurorja Fatime Fetai vendosi të del kundër besimtarëve të cilët kanë të drejtë të garantuar me Kushtetutë për protestë dhe të drejtën për të shprehur mospajtimin me politikat e Zhernovskiv dhe LSDM-së, vetëm për shkak se është shkaktuar dëm prej 20 eurove”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, ku shtohet se Fatime Fetai dhe Katica Janeva injorojnë dëmet prej miliona eurove të shkaktuara nga “vandalët e revolucionit mercenarë”.