Pacientët e sëmurë nga kanceri, multipleks skleroza, HIV dhe fëmijët që vuajnë nga epilepsia do të mund të shërohen me preparate nga kanabisi që tashmë u bënë të arritshme në barnatoret e vendit.
Për t’i marrë këto ilaçe, pacientët do të duhet doemos të kenë rekomandime nga një person profesional.
“Në tregun e Republikës së Maqedonisë për qëllime mjekësore janë të arritshme 4 formulime të ndryshme të preparatit nga litari për 4 indikacione, për sëmundje malinje, për të sëmurë nga multipleks skleroza, të sëmurë nga HIV dhe simptome të rënda epileptike në moshë fëmijërore. Është me rëndësi të theksohet se përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore duhet të jetë me rekomandim mjekësor dhe mbikëqyrje mjekësore”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.