Hulumtimi tregon se si dieta e shëndetshme përmirëson aftësitë e të lexuarit, shkruarit dhe të kuptuarit.
Prindërit bëjnë të gjitha gjërat për të ndihmuar fëmijët e tyre që të marrin nota të mira në shkollë, shkruan Daily Mail.
Por, para se të përplaseni me një mësues, konsideroni këtë, studimi i ri tregon se dieta e fëmijës mund të ndikojë në mënyrë dramatike në IQ-në e tyre.
Fëmijët që hanë fruta, perime, peshk, dhe drithërat në tre vitet e para të shkollës, kanë sukses shumë më të mirë në teste se sa moshatarët e tyre me dietë më të varfër.