VMRO-DPMNE: Barazimi i gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe në tërë Maqedoninë i papranueshëm

VMRO-DPMNE është kundër dygjuhësisë në të gjithë territorin e Maqedonisë, tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNe-së, transmeton Portalb.

“Barazimi i gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë është absolutisht e papranueshme. Me paralajmërimet për sjelljen e dygjuhësisë në gjithë territorin e Maqedonisë atakohet Kushtetuta e Maqedonisë dhe rendi kushtetues, tërësisht dilet jashtë Kushtetutës dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutë për bashkësitë etnike tjera dhe fatkeqësisht nis një proces që askush nuk e di se do të përfundoj me federalizim ose ndarje të Maqedonisë”, deklaroi ai.

Dimovski ka akuzuar LSDM-në se po bën tregti me interesat shtetërore dhe po i bën dëm të madh Maqedonisë./Portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu