Të gjithëve i ka bërë përshtypje komunikata e Ramës vetëm pak minuta më parë për protestën në Kukës, për taksën e Rrugës së Kombit.
Ai, duke u sjellë njësoj si në rastin e protestave të armëve kimike, është shfaqur me një portret të shpërfytyruar, dhe me një zë të dridhur.
Pjesë nga deklarata e Rames:
Kush e vendosi atë zjarr, kush ushtroi vandalizëm dhe kush guxoi të ngrejë dorë mbi forcat e policisë nuk do të ketë asnjë shans t’’i shpëtojë ligjit. Zjarr-nxitës të kazanit politik të Tiranës nga frka e drejtësisë së re u them as populli nuk kanë asnjë lidhje me këtë shfaqje të ulët vandalizmi dhe dëshpërimin tuaj. Gjuha e benzinës dhe çizmja do të marrin përgjigjen qershorin e ardhshëm edhe më shembullore sesa morën qershorin e shkuar në Kukës apo mbarë Shqipërinë, ndërsa të pa ngushëllueshmit kryetarit pa kokë të opozitës, duke ngatërruar 200 mln dollarë që e vendosën nën akuzë për Rrugën e Kombit nuk kam se cfarë ti them.
Të gjithë bashkë të mbledhur, këtë nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër përveç se të tallet me pakicën për të nxitur rrëmuja dhe për të bërë rrumpallë sa herë janë në pushtet. Këtë të vërtetë të hidhur e dinë mirë shqiptarët. Kukësi nuk do të kthehet kurrë për mish për zjarrin që kuan të ndezin kartat e djegura. Vandalët nuk janë Kukësi, Tropoja, Hasi apo Shqipëria. As populli i Kukësit që e konsideron të lartë pagesën, me vandalët ne do të sillemi sikur e meritojnë shkelësit e ligjit, ndërsa me qytetarët do të sillemi sikur na e do vizioni, do të dëgjojmë me vëmendje të gjitha të vërtetat e shtrembëruara nga kazani mediatik. Kontrata parashikon jo vetëm 120 mijë euro kontribut kompanisë për raportin e banorëve në nevojë, por edhe karta për banroët që janë përdorues të shpeshtë të rrugës. Ne jemi ulur me kompaninë për të përcaktuar kontratat për përdoruesit e shpeshtë.
Kështu që të gjithë kundërshtuesit që nuk kanë lidhje me krimet e sotme të qenë të qetë, që për përdorim e shpeshtë të rrugës nuk do të paguajnë njëlloj si të tjerët. Brenda 60 ditëve do u shpjegojmë të vërtetën dhe atë që kemi në plan për përdoruesit e shpeshtë të rrugës në qarkun e Kukësit. Ndërkohë që kryebashkiaku i Kukësit më ka kërkuar me shkrim një takim, unë do të ulem me të që të hënën për të biseduar, sigurisht që deri të hënën ai do të jetë distancuar nga dhuna kriminale e ditës së sotme. Po ashtu cdo këshilltar socialist që ka ngritur dorë qorrazi apo në vetëdije, të ngjizur me urdhër nga Tirana, e ka humbur të drejtën për të qenë pjese familjes së PS.
Rruga e Kombit u ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarë dhe nuk mund të pranojnë që të kushtojë më shtrenjtë, nëse nuk garantojmë të ardhmen. Unë nuk jam i pagabueshëm dhe përpiqem që të bëj gjithçka për të mirën e vendit. Nëse nuk kam bërë dot më shumë për ta shpjeguar më mirë, se e vërteta e shkruar në kontratë që cdokush që është përdorues i shpeshtë do të përfitojë nga një sistem. Atëherë u lutem që ta pranojnë ndjesën tim sot, në asnjë vendim apo veprim tim nuk ka tradhti, indiferencë nga halleve tyre, asnjë harresë ndaj ëndrrave shpresave të tyre. Cili është ai kryeministër që nuk do të doshte ti kënaqte të gjithë dhe nuk do të donte që gjithçka të ishte falas.