Si filluan ta pijnë çajin britanikët?
Sa herë mendohet për britanikët, e gjithë bota i asocion ata me çajin, njihen si popull që pinë çaj shumë dhe se çaji i pasdites është diçka shumë e rëndësishme për ditën e tyre. Mirëpo si filloi kjo traditë?
Edhe pse perëndimi duhet të falënderojë Kinën për prodhimin dhe eksportin më të madh të çajit, në Angli prija e çajit mendohet të ketë filluar prej portugezeve, e më saktësisht një gruaje portugeze.
Catherine nga Boganza ishte vajza e mbretit të Portugalisë, kur u martua me mbretin Charles të Anglisë në vitin 1662.
Në atë kohë ajo u bë mbretëreshë e Anglisë, Skocisë dhe Irlandës. Si pjesë e gjërave të saj, të cilat i mori me vete në Angli, ishin edhe disa gjethe aromatizuese, të cilat më vonë u njohën si çaj. Mbretëria e Portugalisë në atë kohë njihej për konsumimin e madh të çajit, dhe tregtisë që kishte me Kinën.
Anglezët në atë kohë çajin e përdornin vetëm si pije shëruese, mirëpo Catherine vazhdoj rutinën e saj ditore, ku gji thmonë ne pasdite pinte një filxhan çaj, dhe kështu filloj të bëj edhe populli i saj./21Media
\