Një plaçkitje e rëndë ka ndodhur në Shkup në bulevardin “ASNOM”. Sipas raportit policor, nga shtëpia e X.B (36) keqbërës kanë arritur të marrin stoli ari, 4700 dollarë, 3000 euro dhe 80 mijë denarë, ndërsa më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Dëmi i përgjithshëm vlerësohet të jetë 2 milionë denarë.
Policia po ndërmerr masa për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.